Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.
Ditën e sotme, Miriami feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi i veçantë i mikeshës së saj. Arilena ka postuar në Instastory një foto, ku duken ‘si dy pika ujë’ me njëra-tjetrën dhe shkruan:
Vazhdon akoma të jetë fotoja e preferuar. Gëzuar ditëlindjen e para dhe e vetmja ime! Më e bukura!
Dy mikeshat gjithmonë e urojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale dhe herë pas here postojnë foto së bashku duke na treguar përveç se miqësisë së ngushtë edhe ngjashmërinë e madhe që kanë të dyja.
Në ditëlindjen e Miriamit nuk kishte si të mungonte dhe urimi i partnerit të saj të zemrës, Alban Skënderaj, i cili padyshim që ishte dhe më i bukuri.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Albani lansoi këngën e tij më të re ‘Dalëngadalë’ ku protagoniste në videoklip ishte vetë Miriami, ndërsa vetë artistja ka qenë pak më e tërhequr nga lançimi i këngëve të saj të reja.