Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Një mbrëmje Oscars…”/Olta Gixhari tregon detaje pas premierës së filmit dhe zbulon nëse do të ketë një vazhdim të tij…

Sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ka qenë aktorja e njohur Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj  më të re në Dancing With The Stars si anëtare jurie, rolin e saj kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” dhe si ka ndryshuar jeta e saj në njëfarë forme pas daljes së saj nga shtëpia e BBV. Si po e pret ajo këtë sukses?

Krahëhapur po e pres, shumë e lodhur jam, e ngarkuar. Kohën e kam shumë të limituar dhe po më vjen keq për djalin tim që po e shoh pak. Mendova që do të dal nga BBV dhe do të rri 24 orë. Jam shumë e fokusuar në punë, po e shijoj shumë. Suksesi është i jashtëzakonshëm. 

Sa i përket filmit dhe suksesit të tij aktorja u shpreh:

Besoj që “Në Kuadër të Dashurisë” do të jetë shumë afatgjatë sepse filmi do të vazhdojë në kinema. Sa më shumë ta shihni ju aq më shumë filmi do të qëndrojë në kinema dhe aq më të lumtur do të jemi ne. Aq më shumë energji marrim ne për të filluar filmin e dytë. 

Do të ketë një film të dytë? Një vazhdim të “Në Kuadër të Dashurisë”?

Pse jo? Unë po e manifestoj këtë gjë që të ndodhë. 

Më tej ajo shtoi se:

Marketingu i jashtëzakonshëm. Nuk kam përjetuar kurrë që një nga filmat ku unë kam marrë pjesë të ketë një marketing të këtij niveli. Unë kam bërë shumë filma dhe nuk më ka ndodhur kurrë që unë të përjetoj një gala të tillë, një mbrëmje të tillë hollivudiane, nuk kam përjetuar kurrë që të kaloj në një tapet të kuq në premierën e filmit dhe të impenjohem kaq shumë për pamjen time dhe atë ditë ka qenë duke më dalë zemra vendit. Ishte hera e parë që unë përjetoja një mbrëmje Oscars.