Celebrities Gossip Showbiz

Një marrëdhënie e tillë si ajo mes Miranda Kerr dhe Katy Perry është për tu patur zili…

Aktori i “Hollywood”-it, Orlando Bloom dhe ish-partnerja e tij, Miranda Kerr vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet më të mira. Së fundmi, partnerja aktuale e Orlando-s, Katy Perry postoi një video me Kerr për reklamimin e një marke.

Videoja u ripostua nga modelja në llogarinë e saj në “Instagram” me mbishkrimin “Të Dua”. Por, teksa shoqëria midis Katy Perry dhe Miranda Kerr vazhdon të rritet, ajo që bën përshtypje ishte komenti që la aktori:

Ju të dyja jeni më të lezetshmet!

Orlando Bloom dhe Miranda Kerr kanë qenë të martuar nga viti 2010 në vitin 2013 dhe janë prindër të një djali 10-vjeçar të quajtur Flynn. Kerr u martua më pas me themeluesin e rrjetit social “Snapchat”, Evan Spiegel, me të cilin ka dy fëmijë të vegjël. Bloom aktualisht është i fejuar me Katy Perry-n. Çifti solli në jetë fëmijën e parë, Daisy-n, në gusht të vitit 2020.

Rikujtojmë se, së fundmi Orlando Bloom ka postuar një foto familjare, ku duket së bashku me djalin e tij Flynn dhe këngëtaren të kapur përdore. Mesa duket Katy Perry di si të ruajë mjaft mirë marrëshënien me djalin e aktorit si dhe me ish-partneren e tij.