Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.
Para pak kohësh me anë të një video të postuar në Instastory, Butrinti na ka treguar se ka gati projektin e ri muzikor dhe ka improvizuar një pjesë nga kënga, ku na ka treguar gjithashtu se do të titullohet “Lejla”. Në fillim Butrinti na lajmëroj se data e publikimit të këngës do të ishte 1 tetor, por nuk arriti dot të publikohej në kohë. Ama më në fund pritja mbaroj dhe me anë të një postimi në Instagram, këngëtari na ka treguar një pjesë të këngës dhe se do të lançohet ditën e enjte në orën 23:59.