Duket se asnjë nuk e ndal aktoren amerikane Shannen Doherty të realizojë ëndrrat e saj, as sëmundja e kancerit. Aktorja 50-vjeçare, e cila bëri emër me rolet e saj në “Beverly Hills 90210”, “Charmed” dhe “Heathers”, tha për “Variety” se vazhdimi i punës në industrinë e filmit e ndihmon atë në dërgimin e një mesazhi në lidhje me qëndrueshmërinë e njerëzve me kancer në vendin e punës.
Shembulli më i mirë që mund të vazhdoj të japë për njerëzit e tjerë me kancer dhe për botën e jashtme që nuk ka kancer, është t’u tregoj atyre se si duket një pacient me kancer. Ne jemi të punësuar. Pra, unë, thjesht po përpiqem të jetojë sa më mirë që mundem, të jem shembulli më i mirë në këtë moment.
Doherty ka përfunduar punën në tre filma dhe të gjithë do të lançohen brenda dy viteve të ardhshme. Ajo vazhdoi duke thënë se:
Unë nuk kam menduar ndonjëherë se nuk do të punoja.
Artistja u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në mars të vitit 2015. Shkurtin e kaluar, ajo zbuloi në një pjesëmarrje në “Good Morning America” se kishte jetuar privatisht me sëmundjen.
Në atë kohë, Doherty shkroi në një postim në Instagram se:
Të thuash që kam stres është një nënvlerësim. Të thuash që po luftoj është e ‘butë’, por … besoj se do të gjejë bazën time. Do të gërmoj thellë për forcën e brendshme që më duhet për t’i përballuar të gjitha. Lutem që t’i bëjë të gjitha me dinjitet. Kam aq shumë për të thënë, aq shumë për të ndarë. Unë mundem, tani për tani … ju lutem të gjithëve të më ndihmoni të më ngrini.
Doherty tha se ajo ka qenë në gjendje ta gjejë këtë forcë të brendshme duke u mbështetur në vetminë e saj dhe duke mbajtur për vete detajet intime të “udhëtimit” të saj ndaj kancerit.
Unë jam në një fazë vetmitare. Unë jam duke marrë gjithë atë energji dhe duke ia dhënë vetes për momentin.
Në fund, Doherty tha që të kesh kancer nuk duhet të vendosë kufizime në jetën ose karrierën e një personi.
Faza 4 e kancerit nuk do të thotë fundi i jetës tuaj. Kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni të aftë për të punuar me sukses në vendin e punës. Është krejt e kundërta.
Ndërkaq, rikujtojmë se “Dying to Belong” do të shfaqet premierë më 9 tetor, ndërsa “List of a Lifetime” më 10 tetor.