Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Ai ishte i veshur i gjithi në të zeza, me një këmishë, një palë pantallona treçerek, këpucë dhe çorape të gjata. Këtë veshje ia komentoi moderatori i njohur, Ed Manushi, i cili tha se “duket sikur sapo ka dalë nga stalla, ka mjelë lopët dhe ka dalë te klubi i fshatit të takojë vajza”.
Manushi: Një lopçar nga Belgjika
Kristi: Jam veshur si futbollistët
Manushi: O re ç’futbollist. Me këtë veshje ti sapo ke dalë nga stalla, ke mjelë lopët edhe ke dalë te klubi i fshatit me takuar goca
Kristi: Mirë, por fashion
Manushi: Fashion nuk e di, fashion thua ti. Meri Shehu ekspertja ime e çdo gjë tashmë, është fashion kjo gjëja?
Meri: Fare jo.
Manushi: Meriton të jetë në tavolinë me ne?
Meri: Jo fare
Kristi: Meri është shumë fashion me atë të zezë
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ish-banorja Françeska Murati u shpreh se bashkëshorti i saj dhe ish-banori Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë, ku Bardhi nuk ka mundur të kalojë dot. Në përgjigjen e saj Françeska nuk ka ngurruar të ‘thumbojë’ edhe Sara Gjordenin, ish-banoren dhe partneren e Bardhit.