Universiteti Yale do të ofrojë një lëndë të re në vitin 2024 që do të studiojë punën e Beyoncé, një nga artistet më të suksesshme dhe më me ndikim në historinë e muzikës.
Lënda, e titulluar “Beyoncé Makes History: Radical Afriko-American Tradition, Culture, Theory and Politics Through Music”, do të fokusohet në periudhën pas albumit të saj të vitit 2013 dhe deri tek albumi i saj më i fundit, “Cowboy Carter”, duke shqyrtuar mënyrën se si ajo ka përdorur muzikën për të ndikuar në ideologjitë sociale dhe politike.
Kjo lëndë do të udhëhiqet nga profesorja Daphne Brooks, e specializuar në studimet afrikano-amerikane, e cila do të përdorë repertorin e gjerë të Beyoncé, duke përfshirë performancat e saj live, për të mësuar studentët rreth mendimtarëve afrikano-amerikanë të shquar, si Frederick Douglass dhe Toni Morrison. Brooks ka theksuar se lënda do të shqyrtojë mënyrat se si mendimet e këtyre intelektualëve lidhen me muzikën e Beyoncé dhe si mund të zbatohet filozofia e tyre në krijimtarinë e saj.
Beyoncé, që ka fituar 99 nominime për Grammy dhe është një figurë kryesore në kulturën pop, nuk është artistja e parë që studiohet në universitete. Punën e saj e kanë studiuar gjithashtu universitete të tjera, si dhe kanë ofruar kurse mbi muzikën dhe trashëgiminë e artistëve si Bob Dylan dhe Taylor Swift.