Ribashkimi i shumëpritur i “Friends” do të shtyhet sërish pasi xhirimet priten të nisin në muajin Mars, të paktën kështu është shprehur Mathew Perry, një nga pjestarët e kastit. Xhirimet janë parashikuar të nisin në Mars, pra janë shtyrë sërish “Mesa duket kemi një vit të ngarkuar dhe kjo gjë më pëlqen shumë” , shkroi aktori ditën e enjte në Twitter.
Ky show special ishte menduar të realizohej në fillim të Gushtit, por u pezullua nga situata e rëndë e koronavirusit. Këtë sezon do të bëhen bashkë kasti origjinal i Matthew Perry, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc and David Scwimmer. Që nga mëngjesi i të premtes, postimi i Perry-t në Twitter ka marrë më shumë se 100.000 pëlqime dhe ripostime. Sezoni i fundit i cili përfundoi në vitin 2004 arriti 52.5 milionë shikime vetëm në SHBA, duke e bërë serialin “Friends”, serialin më të shikuar ne vitet 2000.
Megjithëse ka 25 vite që nga përfundimi i sezonit të fundit të “Friends” fansat me ngulm kanë kërkuar që 6 më të mirët e publikut të rikthehen me ndonjë film, seri, apo dokumentar për tu ribashkuar edhe një herë pas kaq shumë vitesh.
Kur CBS konfirmoi ribashkimin e tyre, Jennifer Aniston dhe Matthew Perry hapën një llogari personale në Instagram e nisën të zbulonin më tepër detaje rreth kësaj ngjarjeje. Sakaq, xhirimet për këtë ribashkim (që ende nuk është e qartë se çfarë do të jetë apo se çfarë përmbajtje do të ketë) janë anulluar e pezulluar disa herë për shkak të Covid-19 që deri tani ka gjunjëzuar mbi 185 shtete e duke bërë që shumë prej tyre të rikthehen në izolim. Megjithatë, të gjithë fanatikët e “Friends” le të kryqëzojnë gishtat dhe të urojnë që në muajin mars xhirimet të rinisin e të mbyllen me sukses.