Alex Rodriguez nuk mund të mungonte në dramën më të përfolur të momentit, atë të divorcit mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Atleti ndau një citim në Inststory pasi ish-e fejuara e tij bëri kërkesë për divorc nga Affleck. Ish-lojtari i MLB-së, 49 vjeç, ripostoi një nga deklaratat e tij, ku shkruhej:
Ose shkoni në njërën anë ose në tjetrën, mund të jeni ju ai që do të vendosni drejtimin.
Rodriguez filloi të takohej me Lopez, 55 vjeç, në vitin 2017. Ish-çifti i dha fund fejesës në prill të 2021-shit. Dyshja shkroi në një deklaratë të përbashkët në atë kohë:
Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit.
Po atë vit, Lopez u ribashkua me Affleck, me të cilin ishte fejuar më parë nga viti 2002 deri në 2004 . Përpara se marrëdhënia e Affleck dhe Lopez të merrte një kthesë tjetër, Rodriguez i uroi ish-it të tij “më të mirat” gjatë një paraqitjeje në CNN. Biznesmeni që atëherë ka nisur lidhje me instruktoren e fitnesit Jac Cordeiro.