Këngëtarja Lizzo u shfaq në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2022’ me një fustan të Thom Browne. Fustani i saj mund të duket i thjeshtë në pamje, por u deshën mijëra orë për ta realizuar. Në një klip ekskluziv nga ‘Vogue’, Browne zbuloi se fustanit të zi prej mëndafshi iu deshën 1200 orë për qëndisjen e artë me dorë, ndërsa realizimit të plotë iu deshën në total 22,000 orë.
Browne u shpreh se:
Ishte një mënyrë e vjetër për të krijuar diçka. Është një nga gjërat më të bukura që kam bërë për dikë. Është diçka e denjë për dikë të veçantë si Lizzo.
Ndërkaq, këngëtarja mori me vete edhe flautin e saj si aksesor, një homazh për aftësitë e saj të pabesueshme të instrumenteve frymore.
Sjellim në vëmendje se aktorja e njohur Blake Lively mbrëmjen e djeshme në “Met Gala” i ka mahnitur të gjithë me look-un e saj. Bukuroshja mbërriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan nga Atelier Versace, që më vonë u transformua ndërsa ajo ngjitej në shkallët e Met. Fustani i aktores ishte zbukuruar me një fjongo gjigante, para se asistentët të ndërhynin për ta ‘zbërthyer’, duke e transformuar fustanin nga rose-gold në aqua-blue para syve të publikut.
Kim Kardashian, Blake Lively, Vannesa Hudgens e Cardi B, ishin padyshim mbretëreshat e mbrëmjes së djeshme në ‘Met Gala’, qe konsiderohet festa me e madhe e vitit dhe nata me e bukur e modës dhe fantazisë, përveçse një event që zyrtarisht ndihmon në mbledhjen e parave në Muzeun Metropolitan të Artit të Kostumeve në New York. Ndërkaq, në këtë artikull njihuni me veshjet më të mira të mbrëmjes më të rëndësishme të modës ku padyshim të gjithë yjet kanë shkëlqyer me stilin e tyre unik.