Një grua nga Teksasi ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një kafshe misterioze në lagjen e saj, të cilën ajo e zbuloi përmes kamerës së saj. Tina Kahlig tha se u tregua e shpejtë për të bërë fotografi kur ajo pa nga jashtë shtëpisë së saj në Hill Country Village dhe vuri re diçka që e la atë “të habitur”.
Isha brenda dhe shikova drejt oborrit. Pashë një kafshë këtu dhe mendova: ‘Uau, çfarë është kjo krijesë?’
Më pas ajo deklaroi se krijesa po ushqehej me manaferra të cilat kishin rënë nga një shkurre. Fotot e saj, Kahlig i postoi tek ‘NextDoor’, ku fqinjët dhanë teoritë e tyre, duke përfshirë edhe disa sugjerime se ajo kishte zbuluar “chupacabra-n” mitike. Ajo tha se disa njerëz mendojnë se kafsha në fjalë është një përzierje mes një kojote dhe një qeni. Legjenda lokale thotë se një luan i malit jeton pranë Hill Country Village, por zyrtarët e qytetit thanë se kafsha në fjalë nuk është kapur kurrë nga kamera.