Celebrities Gossip Showbiz

Një konkurrent tjetër largohet nga “Për’puthen…”

Në emisionin “Për’puthen”, para disa javësh u bë pjesë një djalë 28 vjeçar nga Maqedonia, i cili i surprizoi të gjithë me faktin se ishte baba i një vogëlushi 3 vjeçar.

Arsim Abdyli, mori shumë famë që nga hyrja e tij në emision e trazoi shumë gjakra. Ai rrëmbeu vëmendjen e të gjithë vajzave të programit, por sidomos atë të Sarës, ku mendohej se ata kishin shumë kimi mes tyre dhe mund të lindte një romancë.

Ndërkaq, mesa duket e gjitha ka qenë pjesë e një përralle, pasi konkurrenti ditën e djeshme vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”. Vendimi erdhi shumë i papritur dhe pjesa më e madhe mbetën të befasuar, por arsyeja e konkurrentit për të marmund të themi se ishtë shumë e fortë për të marrë këtë vendim.

Arsimi shprehu se i duhej të largohej për në Zvicër, aty ku jeton i biri.

Kam një shkak privat që duhet ta rregulloj në Zvicër. Djalin duhet të shkoj ta vizitoj dhe ta shikoj. Kjo është arsyeja. Ata që janë prindër e kuptojnë.

Besojmë se kjo arsye e largimit të tij është e justifikueshme dhe i urojmë konkurrentit një jetë sa më të bukur pranë të birit!