Celebrities Gossip Showbiz

Një koment jo i këndshëm ka ardhur për Arbana Osmanin në Instagram, ja si i përgjigjet ajo fanses ofenduese

Arbana Osmani di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Moderatorja e “Dua të të bëj të Lumtur”, këto kohë është më aktive se kurrë në Instagram dhe kjo u pëlqen pa fund ndjekësve të saj.

Që nga momentet e pazëvendësueshme me të vegjlit e saj apo ato romantike me partnerin Eduart Grishaj, Arbana herë pas herë na gostit me disa nga kujtimet e saj që vijnë tek ne përmes fotove dhe video-ve të ndryshme.

Mirëpo, pak orë më parë ajo ka postuar një foto në këtë rrjet social që ka marrë një koment jo dhe aq të këndshëm duke tërhequr dhe vëmendjen e saj. Zakonisht sa i përket komenteve negative, Arbana Osmani mundohet të mos i kushtojë vëmendje por disa bëjnë përjashtim.

Një fanse i ka komentuar bukuroshes se duhet të bëjë pak fitness pasi sipas saj, në foton e publikuar i duket celuliti. Arbana i është kundërpërgjigjur menjëherë duke shkruar;

Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër.

Kujtojmë se pak ditë më parë Arbana dhe Eduarti festuan ditëlindjen e tyre në të njëjtën ditë dhe për të festuar siç duhet ata vendosën të arratiseshin nga Shqipëria.