Fansat po spekulojnë se ka një kuptim të fshehur pas paraqitjes së pazakontë të Kylie Jenner në Javën e Modës në Paris, pasi ajo vendosi një kokë luani të rremë në fustanin e saj të zi prej kadifeje. Kylie Jenner e ndjeu qartë se dukej në qendër të vëmendjes teksa doli me një kokë të madhe luani të ngjitur në fustanin e saj.
Ajo u fotografua duke lënë shfaqjen e mbushur me yje të Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris dhe ajo buzëqeshi teksa mbante këtë aksesor shumë të pazakontë. Kalimtarët u hutuan teksa ajo po zbriste shkallët me kafshën e rreme të qepur në fustanin e saj të zi. Gjithashtu ajo mbante veshur këpucë floriri dhe një çantë prej lëkurës së gjarprit gjatë paraqitjes së çuditshme.
Por luani i saj nuk kishte të krahasuar në krahasim me paraqitjen akoma edhe më të çuditshme të Doja Cat. 27-vjeçarja ishte veshur me një veshje pas trupit, ngjyrë të kuqe dhe mjaft vezulluese nga koka te këmbët, që mbulonte çdo pjesë të saj.
Të shtunën Kylie Jenner njoftoi se djali i saj, i cili sapo ka mbushur 11 muaj, tani quhet Aire, që do të thotë Luani i Zotit. Kjo veshje e saj ndoshta ka dashur të japë këtë mesazh. Gjithashtu shenja e saj e horoskopit është Luani.
Kylie ka gjithashtu edhe një vajzë 4-vjeçare Stormi nga lidhja e saj me Travis Scott. Kylie kishte shpërndarë fotot e para të foshnjës së saj në një postim në rrjetet sociale dhe u përgjigj në pjesën e komenteve, duke shkruar: “AIRE”, me një emoji të kuqe zemre.