Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive, është shumë i pasur me antioksidantë dhe vlerësohet si antibiotik natyral. Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës. Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës. Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për një gjumë të qetë. Kanella nga ana tjetër është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut.
Ndërkaq, nëse nuk e dinit mjalti më i rrallë botë që prodhohet nga bima manuka prodhohet vetëm në një ishull të largët të Zelandës së Re, mund të transportohet vetëm me helikopter dhe një kavanoz i vogël që mban vetëm 230 gramë prej tij, kushton rreth 2000 euro. Ky mjaltë konsiderohet si elikziri i shëndetit dhe mund të konsumohet si çdo mjaltë tjetër, duke lyer bukën ose duke e hedhur në çaj.
Të gjitha vajzat dhe gratë dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga ato kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë. Mjalti përmban enzima, veti natyrale antibakteriale dhe probiotikë që janë të mirë për lëkurën. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.
Mjalti i largon bakteret e dëmshme nga lëkura shumë lehtë, pa e zhveshur atë nga vajrat e vet natyral. Po ashtu përmban probiotikë natyral dhe veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve. Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë.