Sport

Një Jashar për Zvicrën, konfirmohen tre shqiptarë në kombëtaren helvetike!

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.

Trajneri Mzrat Yakin në listën prej 26 futbollistëve ka ftuar edhe tre shqiptarë nga Kosova.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari do të udhëtojnë në Gjermani me kombëtaren helvetike.

I vetmi kosovar që ishte pjesë e grumbullimit të Zvicrës dhe nuk është në listën finale, është Andi Zeqiri.

Nga lista preliminare, trajneri Murat Yakin ka larguar katër lojtarë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarët Uran Bislimi e Albian Hajdari.

Përveç dyshes shqiptare, nga lista e Yakin janë larguar edhe: Kevin Mbabu dhe Filip Ugriniç.

Mësohet se një pyetje provokuese i është bërë trajnerit të Zvicrës, Murat Yakin, të premten në konferencë për shtyp. Sipas Blick, Jozo Brica nga formati humoristik i televizionit SRF, “Studio 404”, ka pyetur Yakinin: A është më në fund përfaqësuesja mjaftueshëm shqiptare?

Trajneri fillimisht reagoi i habitur dhe më pas zëdhënësi Adrien Arnold pyeti: “Si mund ta kuptojmë këtë tani?”

“Në një pikë shqipja do të bëhet gjuha e pestë nacionale në Zvicër”, është përgjigjur Yakin me një qeshje ironike.

Por më pas u bë serioz.

“Unë nuk bëj dallime. Unë jam vetë i rritur me kombe të ndryshme. Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Unë kam pasur gjithmonë kultura të ndryshme në karrierën time si trajner”, ka thënë Yakin.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë lojtarët kryesorë të Zvicrës.