Celebrities

Një intervistë “bombë” e Meghan dhe Harry-t po vjen! Gazetari i njohur “shpërthen” në akuza ndaj tyre!

Një intervistë për Operha Winrey do të vijë së shpejti ku Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të rrëfejnë gjithçka për largimin e tyre nga familja mbretërore. Kjo gjë mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë dyshes mbretërore pasi sipas burimeve të afërta ky lajm nuk është pritur fare mirë nga pallati mbretëror.

Meghan dhe Princ Harry u transferuan në Kaliforni me djalin e tyre Archie vitin e shkuar pasi u larguan nga familja mbretërore. Pas kësaj interviste ata mundet që të mos i kthehen më kurrë detyrave të tyre në mbretëri. Nëse kjo ndodh Harry do të heqë dorë nga 3 titujt ushtarake, nga Unioni i Futbollit Rugby dhe Maratona e Londrës. Ndërsa për sa i përket Meghan, ajo duhet të heqë dorë nga roli që ka në Teatrin Kombëtar, i cili ju dha në vitin 2019.

Një burim e përshkroi intervistën si ‘një nga pasojat më të pashmangshme dhe fatkeqësisht, të parashikueshme’ të sagës ‘Megxit’. Do të jetë hera e parë që dyshja do të flasë publikisht për vendimin e tyre për të lënë Britaninë dhe për të hequr dorë nga rolet e tyre të punës në Familjen Mbretërore. Kujtojmë se disa ditë më parë Meghan dhe Harry dhanë lajmin se janë në pritje të një fëmije të dytë.

Gazetari i njohur britanik, Piers Morgan nuk e ka kaluar këtë ngjarje pa reaguar ku dhe ka “vërshuar” me postime në Twitter. Ai mendon se duhej treguar më shumë respekt për mbretëreshën dhe se nuk duket aspak mirë që ata tentojnë të bëjnë para duke promovuar jetën e tyre publike.

Sipas prezantuesit të njohur, Meghan dhe Harry po bëjnë miliona duke mos u marrë me asnjë punë të familjes, dhe fakti që media është spektike mbi mënyrën sesi ata po fitojnë para është e drejtë.

Ata kanë bojkotuar 4 gazeta sepse i urrenin ata. Dje ata lexuan që po të njëjtat gazeta nxirrnin foto perfekte mbi ta në faqe të parë. I bënë ata që të dukeshin prindërit perfekt… dhe hipokritët perfekt.