‘The Governors Ball’ këtë vit u zhvillua në Citi Field në Queens, në Nju Jork. Në mesin e shumë këngëtarëve që pritet të performojnë është edhe këngëtarja e njohur Billie Eilish. Ajo ishte e ftuar për 10 vjetorin e festivalit muzikor, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.
Këngëtarja 19-vjeçare interpretoi disa nga këngët e saj të njohura që janë pjesë e dy albumeve të saj ‘When We All Fall Asleep, Where Do We Go?’ i vitit 2019 dhe ‘Happier Than Ever ‘ i vitit 2021.
Padyshim që fansat ishin jashtëzakonisht të kënaqur me performancën e saj energjike, por pati edhe një moment të papritur kur Billie ndaloi muzikën dhe thirri sigurimin e festivalit muzikor për mos ‘kushtim të vëmendjes’ ndaj turmës që po ndiqte performancën e saj.
Ndërkohë që po performonte ‘Happier Than Ever’, ajo tha:
Sigurimi, pse nuk po i kushton vëmendje?
Ajo filloi të tregonte me gisht nga skena, një zonë të caktuar tek turma edhe pse mbetet akoma e pasigurt se për çfarë dhe se kujt po i referohej. Ajo pastaj vazhdoi duke pyetur fansat e saj nëse të gjithë ishin mirë. Për performancën e saj këtë herë ajo kishte zgjedhur që të rikthehej përsëri në look-un e saj të zakonshëm me një bluzë ‘oversize’ dhe me një stil unik i cili u dallua edhe tek kapja e flokëve me dy bishtaleca.
Për të marrë pjesë në ‘Gov Ball’ në 2021, të gjithë të pranishmit dhe fansat duhet të jenë të vaksinuar plotësisht ose të jenë të pajisur me një test negativ nga COVID-19 brenda 72 orëve.
Kujtojmë gjithashtu se këngëtarja bukuroshe së fundmi ka treguar se ajo ka humbur një numër të madh ndjekësish në rrjetin e saj social Instagram dhe kjo për arsyen e vetme pas momentit që ajo ka filluar që të ekspozojë më shumë trupin e saj.