Një zhvillim i ri në fushën e mjekësisë dhe stomatologjisë po ofron shpresë për ata që kanë humbur dhëmbët. Shkencëtarët japonezë, të udhëhequr nga Katsu Takahashi në Spitalin Kitano, kanë zhvilluar një ilaç që mund të rrisë dhëmbë të rinj. Ky ilaç funksionon duke bllokuar një proteinë të quajtur USAG-1, e cila natyrshëm frenon rritjen e dhëmbëve. Kur kjo proteinë ndalohet dhe nxitet rritja e kockës dhe e dhëmbëve, duke ofruar mundësinë e rigjenerimit të dhëmbëve të humbur.
Testet në kafshë si miu kanë treguar se ilaçi është i sigurt dhe efikas, duke mos shkaktuar efekte anësore serioze. Ky rezultat ka ngritur shpresa për përdorimin e tij tek njerëzit, pasi struktura e proteinës USAG-1 është shumë e ngjashme (97%) tek kafshët dhe njerëzit.
Testet klinike për njerëzit do të përfshijnë individë të rritur që kanë humbur dhëmbë, kryesisht molarë. Do të realizohen gjithashtu dy grupe të tjera testimi: një për fëmijë të moshës 2-7 vjeç që kanë mangësi kongjenitale të dhëmbëve, dhe një për të rriturit që kanë humbur dhëmbë për shkak të faktorëve të ndryshme.
Shkencëtarët janë të optimistë se ky ilaç mund të bëhet i disponueshëm për përdorim të gjerë deri në vitin 2030, duke ndryshuar mënyrën se si trajtohen humbjet e dhëmbëve. Kjo mund të çojë në një të ardhme ku problemet dentare mund të zgjidhen pa nevojën për proteza ose implantet dentare, duke ofruar një alternativë të përhershme për ata që kanë humbur dhëmbët për arsye të ndryshme.
Kjo arritje është rezultat i kërkimeve që kanë filluar që nga viti 2005 dhe përfaqëson një hap të madh përpara në fushën e rigjenerimit të dhëmbëve. Përveç këtij ilaçi, hulumtimet përfshijnë edhe përdorimin e qelizave staminale për të riparuar indet dentare dhe zhvillimin e mbushjeve rigjeneruese për dhëmbët.