Muzikanti i njohur Travis Barker së fundmi ka vendosur të nderojë bateristin e ndjerë të Foo Fighters, Taylor Hawkins me një tatuazh të një skifteri në pjesën e sipërme të këmbës së tij të majtë. Nëpërmjet një postimi në Instagram Barker shkroi se:
Përgjithmonë HAWK!
Rikujtojmë, se Hawkins u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Bogota, Kolumbi, më 25 mars. Travis ishte në mesin e fansave që i bënë homazhe Taylor në mediat sociale duke shkruar këto fjalë:
Nuk kam fjalë. Është e trishtuar të shkruaj këtë ose të mos të shoh më kurrë. Nuk do t’i harroj kurrë ditët e Laguna Beach kur luaja në një grup punk rock dhe ti luaje me Alanis Morissette. Ti do të vije të më shikoje duke performuar dhe gjithmonë më thoje: ‘Ti je talent’. Dhe unë mendova se ishe i çmendur, por më dhe aq shumë shpresë dhe vendosmëri. Vite më vonë ne bëmë turne së bashku me Blink dhe Foo’s në Australi dhe kam kujtimet më të mira të pirjes së cigareve në banjën e fluturimeve në të cilat ishim së bashku. Të them se do të më mungosh miku im nuk mjafton. Deri herën tjetër që do të flasim me daulle dhe duhan në dhomën e djemve … Pusho në paqe!
Rikujtojmë ndërkaq, se grupi i njohur muzikor ‘Foo Fighters’ deklaruan së fundmi se do të anulonin turneun e tyre botëror pas vdekjes së bateristit, Taylor Hawkins.