Taylor Swift ka vendosur të zhvendoset me të dashurin e saj, Travis Kelce, në rezidencën e tij të sapo blerë dhe me vlerë 6 milionë dollarë në Kansas City, sipas Daily Mail. Çifti ka vetëm tre muaj së bashku, por Kelce e bleu pronën luksoze duke menduar edhe për të dashurën e tij të famshme. Shtëpia me gjashtë dhoma gjumi, gjashtë banjo përfshin një pishinë dhe xhakuzi të stilit të Beverly Hills, një garazh me gjashtë makina, fushë tenisi me ndriçim dhe një fushë golfi në miniaturë që shtrihet mbi tre hektarë tokë.
Swift, e cila sapo përfundoi turneun e saj në Amerikën e Jugut, nuk humbi kohë duke u rikthyer në shtëpinë e Kelces për të kaluar kohë me të. Çifti pa Minnesota Vikings duke mposhtur Chicago Bears të hënën Night Football dhe tani po shijojnë momentet e tyre private së bashku.
Sipas një burimi për DailyMail u shpreh se puna e vështirë në marrëdhënien e tyre do të fillojë pasi ata të kalojnë javë të tëra së bashku. Pavarësisht sfidave, çifti duket se po i përballon me sukses, me Swift që tregon mbështetjen e saj për Kelcen në rrjetet sociale.
A moving truck was spotted outside Travis Kelce’s Kansas City home Tuesday, part of the arrangements for Taylor Swift as she prepares to “move in” to the $6 million estate for several weeks during a break in her Eras Tour. https://t.co/s0CTMBOKBY
— The Daily Beast (@thedailybeast) November 28, 2023
Marrëdhënia në çift mund të ecë me shpejtësi, por duket se ata po shijojnë çdo moment së bashku. Teksa Swift po bën pak pushim nga turneu, ajo ka mjaft kohë për ta bërë të sajën rezidencën luksoze. Fansat e yllit të popit janë mjaft kuriozë për të parë se çfarë do të bëjë ajo me pasurinë luksoze dhe si do ta bëjë atë për vete. Me syrin e saj për dizajnin dhe dashurinë për të gjitha gjërat luksoze, nuk ka dyshim se Swift do ta shndërrojë rezidencën në një oaz mahnitës.