E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Erilda Elezi për të na treguar disa maska fytyre të thjeshta për t’u bërë në shtëpi me përbërës që mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj. Ajo zbuloi gjithashtu edhe një metodë me akull që gjithashtu ndihmon edhe në reduktimin e rrudhave.
Tasi me ujë dhe me akull është një ndër trendet më të reja të bukurisë dhe vërtet funksionin. Sugjerohet aplikimi i kësaj metode çdo ditë kryesisht në mëngjes dhe është shumë e mirë për të parandaluar rrudhat, për të hequr shenjat kryesisht ato të akneve që na mbesin apo edhe për të pasur një lëkurë plot me shkëlqim.