Celebrities Gossip Showbiz

Një foto që po qarkullon së fundmi ngre dyshimet për një lidhje mes Semit dhe këngëtarit të njohur!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit,  më pas ‘Ani’ dhe së fundmi bashkëpunimin me Ron Zaitin, pjesë e grupit të ‘Money Team’.

Mirëpo, me këtë të fundit po përflitet se ka lindur një romancë. Gjithçka qëndron në kuadrin e thashethemeve, megjithatë në rrjet po qarkullon një foto ku tregon deri diku afrimitetin mes dyshes, teksa shfaqen së bashku krah për krah edhe pse mund të jenë thjesht miq. Derisa të kemi një deklaratë nga dyshja, nuk mund të flasim për asgjë konkrete, megjithëse do të ishim të lumtur për një dashuri të re të lindur në showbiz-in tonë.

Teksa para disa javësh, e ftuar në emisionin “Më lër të flas” , Semi dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për vëllezërit Veshaj, ajo si rrallëherë foli për lidhjen e Donaldit dhe Beatrix duke e konsideruar si një ‘bëmë të aktorit.

E nga ana tjetër duket se Trixa ka zgjedhur të hedhë një ‘thumb’ lidhur me këtë deklaratë, ku një ndjekëse i ka komentuar duke e quajtur ‘bëma’ ashtu si fjalët e Semit dhe nuk ka munguar një përgjigje nga bukuroshja.