Pak javë më parë ata u bënë prindër të një vogëlusheje me emrin e veçantë, Poem Blu. Siç e mësuat edhe nga titulli bëhet fjalë për Sara Hoxhën dhe Ledri Vulën të cilët janë një ndër çiftet që gjithmonë dinë si të rrëmbejnë vëmendje.
Megjithëse pak kohë më parë Sara po ‘ankohej’ rreth Ledrit për kujdestarinë e vajzës, ata mbeten të pandarë nga njëri-tjetri. Së fundmi, bukuroshja e cila tashmë është nënë me kohë të plotë (dhe duhet theksuar se e adhuron këtë fakt) ka bërë një Q&A (pyetje-përgjigje me fansat) në rrjetin social Instagram.
Dikush i kërkon që të postojë një foto me Ledrin që asnjëherë nuk e ka bërë publike dhe Sara nuk ngurroi që të na e zbulonte. Foto në fjalë është shkrepur para disa vitesh në fillimet e lidhjes së tyre ndërsa po e shijonin romancën në fshehtësi.
Kjo pamje tërhoqi vëmendjen e të gjithë fansave të tyre dhe po shpërndahet kudo në rrjet!