Sport

Një foto e Leo Messit me vogëlushin Lamine Yamal, po thyen rrjetet sociale…

“Fillimi i dy legjendave”. Kështu shkruan babai i Lamine Yamal në përshkrimin e një fotoje, të publikuar këtë të enjte në Instagram.

Fotoja e datuar nga fundi i viteve 2000 (Yamal ka lindur në vitin 2007) u bë shpejt virale. Ajo tregon një të ri, flokëgjatë, të buzëqeshur Lionel Messi, i cili ishte 20 vjeç në atë kohë, duke u kujdesur për një fëmijë, Lamine Yamal, në një vaskë plastike plot me flluska ndërsa nëna e tij e lante.

Komentet vërshuan shpejt në rrjetet sociale dhe fansat imagjinuan se Leo Messi po  “transmetonte fuqitë e tij” te Yamal. Spanjoli i ri bëri debutimin e tij me Barçën në moshën 15-vjeçare, një vit më i ri se Messi.

Specialistët e Barcelonës kanë theksuar gjithashtu të gjitha pikat e përbashkëta midis dy lojtarëve: të dy u stërvitën në La Masia, janë mëngjarashë dhe filluan futbollin në të djathtë të sulmit.

Fotoja është bërë nga babai i Lamine Yamal gjatë një operacioni solidariteti nga lojtarët e Barçës. Çdo vit, lojtarët shpërndanin një kalendar. Dhe atë vit, Lionel Messi mori pjesë në operacion, duke i lejuar vetes të fotografohej me vogëlushin… sot të thirrur për t’u bërë pasardhësi i tij te Blaugrana.