Celebrities Film & Tv Showbiz

Një film për Zelensky me protagonist aktorin Jeremy Renner?! Rrjeti reagon ashpër!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka fituar një pëlqim global teksa lufton për të mbrojtur vendin e tij pas pushtimit të Rusisë. Nga ana tjetër, ka mijëra fansa që po bëjnë thirrje për një film për politikanin 44-vjeçar që të prodhohet nga Hollywood. Madje e kanë gjetur edhe protagonistin që do të interpretojë Zelensky-n, aktorin Jeremy Renner. Dikush pyeti në Twitter duke ndarë imazhet krah për krah të të dyve se:

A është e qartë për të gjithë të tjerët që Jeremy Renner është opsioni i vetëm logjik për të luajtur Zelensky-n në filmat biografikë që skenaristët me siguri kanë nisur t’i shkruajnë?

Renner ka luajtur më parë një hero lufte në filmin aksion “The Hurt Locker” dhe fotot e aktorit në film u vendosën përkrah fotove të Zelensky-t duke dalë në rrugë për të mbrojtur Kievin. Në të vërtetë, Zelensky dhe Renner kanë ngjashmëri të habitshme me njëri-tjetrin dhe të shumtë ishin fansat që mbështetën idenë në rrjetet sociale.

Megjithatë, kjo gjë shkaktoi shpejt reagime nga shumë njerëz të tjerë që u kujtuan përdoruesve të Twitter-it se Ukraina është ende në mes të luftës. Dikush tha se:

Ukrainasit po humbasin jetën e tyre dhe po u shkatërrohen shtëpitë/bizneset dhe ne me të vërtetë kemi njerëz që shkruajnë në Twitter: ‘Jeremy Renner duhet të luajë Zelensky-n në film!’. Kjo është gjëja më patetike dhe pa shije për të cilën mund të mendoni tani.

Një tjetër kritikoi ashpër:

Ka njerëz që postojnë në Twitter nëse Jeremy Renner duhet të luajë Volodymyr Zelensky-n në një film për luftën në Ukrainë. Ky nuk është argëtim. Njerëzit po vdesin. Njerëzit po dalin nga shtëpitë e tyre.

Vetë Zelensky është një ish-aktor që hyri në arenën politike vetëm në vitin 2019. Babai i dy fëmijëve ishte një nga komedianët më të njohur të televizionit të Ukrainës.