Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi! Sony ka publikuar trailerin e tij të parë Spiderman – ose më mirë Spiderwoman- për filmin e tyre të ri “Madame Web”. Dakota Johnson dhe Sydney Sweeney luajnë rolet e tyre dhe shfaqen në trailerin e filmit i cili menjëherë ka arritur një vëmendje shumë të madhe dhe ka numëruar mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube të Sony Pictures Entertainment brenda pak orësh.
Johnson do të luajë Cassandra Webb në rolin kryesor. Webb pëson një aksident që i jep asaj aftësi për të parë në të ardhmen. Është një fuqi që ajo përdor për t’u përballur me disa nga kërcënimet më të rrezikshme në botë dhe e shtyn atë të krijojë një partneritet me tre vajza të reja që punojnë së bashku për të luftuar keqbërësit dhe armiqtë më të këqij të shoqërisë – më së shumti një personazh i keq Spiderman.
Sony duket qartë se ka ende shumë oreks për më shumë përmbajtje ‘spidey’, veçanërisht pas suksesit të madh të “Spider-Man: Across the Spider-Verse”. Është gjithashtu përpjekja e tretë e kompanisë në një film me superhero të Marvel, pas Venom – interpretuar nga Tom Hardy – dhe Mobius. Pjesa tjetër dhe e tretë e Venon do të publikohet në nëntor 2024.
Nga ana tjetër gjithashtu vlen të theksohet se edhe nga Marvel kemi lajme të reja. “Deadpool 3” i Marvel do të publikohet më 26 korrik 2024, në vend të 3 majit 2024. Filmi i katërt “Captain America”, i titulluar “Brave New World”, do të publikohet tani më 14 shkurt 2025 dhe jo në korrik 2024 siç ishte planifikuar më parë. Filmi me superhero “Thunderbolts” u vendos për herë të parë të shfaqej në kinema më 20 dhjetor 2024, por është shtyrë për në 25 korrik 2025. Një tjetër film artistik në listën e Marvel, “Blade” i Mahershala Ali, është zhvendosur në 7 nëntor 2025, pasi më parë ishte planifikuar të dilte në Ditën e Shën Valentinit 2025. Filmi “Venom 3” i Sony me Tom Hardy gjithashtu është caktuar për 8 nëntor 2024.