Të ftuara në studion e “Live From Tirana” kanë qenë Megli Haskaj dhe Kejsi Kazdeda nga GoËild, për të folur mbi një event të madh e unik siç është Beats N’Brunch më 29 shtator tek Liqeni. Një festë 13 orë ku muzika, arti, kultura dhe turizmi bashkohen në një përvojë të paharrueshme. Të gjitha nën tingujt e seteve të jashtëzakonshme nga DJ ndërkombëtarë dhe artistë lokalë, në një ditë për t’u mbajtur mend.
Për të katërtën herë në Shqipëri mirëpresim Beats N’ Brunch buzë liqenit. Edicion shumë special që i shndërroi fundjavat e mbyllura në një festival të plotë, një shtëpi për 3000 dashamirës të muzikës dhe më gjerë. Në thelb të festivalit ‘Brunch by the Lake’ janë gjithëpërfshirja, socializimi, promovimi i bizneseve lokale dhe partnerët e përzgjedhur me kujdes për të ofruar eksperienca të paharrueshme për çdo pjesëmarrës. Në themel të festivalit vazhdojnë të jenë muzika dhe ushqimi i kuruar mirë, aktivitete të ndryshme argëtuese, hapësira relaksuese dhe përvoja të reja.