Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prime-n e kaluar u bë pjesë e shtëpisë banori i ri, Shkëlqim Bega. Ditën e sotme ai ka vendosur që të ndajë me publikun një histori të trishtë nga fëmijëria e tij teksa bisedonte Gracianon. Boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma, pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.
Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur fëmijëri
Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë
Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar
Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo.
Shkëlqimi: Jo
Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju
Shkëlqimi: E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta
Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt. Sa mirë se e ke gjetur veten që punon
Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje
View this post on Instagram
Një debat ka ndodhur mes Erjolës dhe Meritonit ditën e djeshme. Kjo për shkak se Meritoni është betuar për djalin e tij se nuk i shikon si lojtare Erjolën dhe Rozën, gjë e cila e ka nevrikosur shumë Erjolën.