Sot Nuk Është e Hënë

Një emision që s’të fal! “Sot Nuk Është e Hënë” nis sot sezonin e ri në Top Albania Radio!

Java në Top Albania Radio nis me programin më provokues të këtij sezoni, një program që siç e thotë promo ‘Nuk të fal’ kur (thuajse) çdo gjë është gërryer shoqërinë së brëndshmi.

Skenaristi, publicisti dhe aktivisti Koloreto Cukali, nuk ka qime në gjuhë dhe nuk kursen askënd. Më sarkazmën e tij të hollë do të goditet aktualiteti dhe protagonistët e tij, duke i shtuar pak kripë radios dhe përmbatje medias në tërësi. Atij i bashkohet dhe Blerina Shehu, e cila numëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në median televizive si moderatore, autore, kryeredaktore, gazetare.

Dhe si për të na ngacmuar akoma më shumë kuriozitetin, në promon e re të emisionit, Kolo dhe Blerina thonë:

Korrupsioni s’të fal, buldozeri s’të fal, edukatorja s’të fal, shitësja e perimeve s’të fal, buxheti i shtetit të fal… Fal ai i shkreti! SPAK-u s’të fal. SPAK-u edhe të fal, edhe s’të fal. TikTok-u s’të fal. Makina me 180 km/h në rrugët e fshatit s’të fal, por dhe policia ama… Lopa në Rrugën e Kombit s’të fal!

“Sot nuk është e hënë” rikthehet nga sot dhe çdo të hënë në 18:00 në valët e radios suaj të dashur, Top Albania Radio! Një emision që nuk duhet humbur!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)