Health & Beauty Lifestyle

Një efekt të dobishëm në psikikë dhe rrjedhimisht në trup, njihuni me ‘lulen e lumturisë’!

Lulja e jaseminit është e njohur për shumë njerëz si “mbretëresha e të gjitha aromave”, por pak njerëz e dinë se sa pozitivisht ndikon tek njerëzit dhe për çfarë shërben. Kjo lule neutralizon emocionet negative si pasiguria, zemërimi, ankthi dhe lehtëson depresionin. Kjo është arsyeja pse disa e quajnë atë si ”bima e lumturisë”, sepse me të vërtetë ka një efekt pozitiv tek njerëzit.

Ka disa lloje jasemini, por vetëm dy janë të përshtatshme për vajra esencialë për shkak të aromës specifike për të cilën njihet, Jasminum officinale dhe Jasminum grandiflorum. Shkencëtarët gjermanë kanë konfirmuar se aroma e jaseminit ka një efekt të dobishëm në psikikë dhe rrjedhimisht në trup. Profesori Hans Hutt dhe ekipi i tij publikuan rezultatet e hulumtimit të tyre në “Journal of Biological Chemistry”.

“Rezultatet e hulumtimit i konsiderojmë si dëshmi. Aroma e jaseminit mund të jetë një zgjedhje më e mirë se ilaçet e ndryshme për trajtimin e ankthit, pagjumësisë, qetësimit e kështu me radhë”, tha ai. Edhe pse kjo bimë nuk është shumë e vështirë për t’u mirëmbajtur, këshilla është që nëse nuk jeni në gjendje, blini një vaj esencial me bazë jaseminin.

Ndërkaq, një parfum i mirë mund të të ndryshojë tërë rrjedhën e ditës, të të sjellë në humor dhe gjithçka të të
duket edhe më e bukur. Por, të gjesh atë të duhurin, mund të jetë mjaft stresuese ndonjëherë, duke përfshirë
dhe faktin se lëkura është alergjike ndaj disa aromave, apo ato të lënë shenjë në veshjet tuaja. Mirëpo, së fundmi në vend të parfumeve njerëzit po përdorin çdo ditë e më shumë varja esencialë që po shëndërrohen në trendin e momentit.