Celebrities Showbiz

Një dyshe ikonike si Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi! Aktoret na e bëjnë zili me postimet nga pushimet e tyre së bashku!

Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri u komentua shumë teksa ishte pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Arjola arriti të shkonte deri në finale dhe teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përfol shumë për historinë e saj familjare dhe nga shumë njerëz u cilësua si një grua burrnesh.

Arjola njihet gjithashtu dhe për shoqërinë e ngushtë që ka me aktoren dhe deputeten Adriana Matoshi. Ajo ka folur shpesh për këtë të fundit edhe gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dyshja janë pothuajse të pandashme dhe në shumë raste shihen së bashku dhe kështu ka ndodhur edhe gjatë ditëve të fundit, pasi ato kanë nisur pushimet e tyre së bashku. Arjola dhe Adriana kanë zgjedhur Egjiptin si destinacion të përbashkët, nga ku dhe na kanë bërë me zili me postimet e tyre.

Arjola ka postuar dhe një foto me mikeshën e saj të zemrës gjatë pushimeve të tyre. Aktorja e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Dyshe ikonike!

 

Rikujtojmë se, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Arjola u takua edhe me një nga miqtë e saj më të mirë, Atdhe Xharavina, i cili e shprehu edhe mbështetjen e tij për rrugëtimin e saj. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi Atdheu deklaroi për herë të parë se tashmë kjo miqësi është prishur, duke zbuluar edhe arsyet pse. Po të shikojmë edhe Arjola dhe Atdheu nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetin social Instagram.

Nga ana tjetër, aktorja dhe njëherësh deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka befasuar me paraqitjen në seancën e Kuvendit të Kosovës, me veshjen e saj e cila mori shumë kritika në rrjetet sociale. Mesa duket, kjo gjë e ka shqetësuar Adrianën e cila menjëherë ka ardhur me një reagim në rrjetin e saj social Instagram.