Së fundmi, Meghan Markle pranoi se e kishte gjykuar dikur miliarderen Paris Hilton përpara se ta intervistonte, sepse trashëgimtarja e famshme u rrit “si e bukur”. Dukesha e Sussex foli me Hilton për episodin e kësaj jave të podcast-it të saj, por rrëfeu për ‘Variety’ se ajo hyri në diskutim me opinione negative.
Më vinte turp ta pranoja, por kam pasur një gjykim për të që bazohet në gjithçka që kam parë dhe nuk më pëlqen të vij nga një vend gjykimi por unë gjithashtu nuk u rrita si e bukur.
Në dukje e hutuar, gazetarja në pyetjet dhe përgjigjet e Variety i kërkoi Markle të sqaronte se çfarë donte të thoshte me deklaratën.
Unë u rrita si e zgjuar. Kur mendoja për Paris, mendoja me zili dhe gjykim, dy nga gjërat më të rrezikshme. Por më pas ti dëgjon për traumën, jetën e saj dhe këtë personazh.
Rikujtojmë, se së fundmi Meghan Markle ka zbuluar dëshirën e saj për të ardhmen e vajzës Lilibet gjatë një episodi të ri emocional të podcast-it të saj në Spotify me yllin televiziv dhe trashëgimtaren Paris Hilton. Në episod, Meghan tregon se si shpreson që vajza 1-vjeçare e saj dhe e Princit Harry, Lilibet, të dëshirojë të ketë aspirata të larta.
Ndërkaq, seriali i shumëpritur i Princit Harry dhe Meghan Markle më në fund ka një datë publikimi. Së fundmi është vendosur që premiera të publikohet këtë vit dhe është planifikuar që të dalë në muajin dhjetor në rrjetin e tranmetimit Netflix.
Një raportim nga ‘Deadline’ pohoi se shfaqja po shtyhej deri në vitin 2023 mes një reagimi ndaj sezonit të ardhshëm të serialit hit të Netflix, “The Crown”. Por pavarësisht gjithçkaje, së fundmi është thënë se shfaqja do të vazhdojë dhe kjo çështje nuk kishte të bënte me sezonin e pestë të “The Crown”.