Rita Ora suksesin e jashtëzakonshëm në muzikë e modë, kërkon ta përsërisë edhe në bërjen e një dokumentari, sipas The Sun bëhet e ditur se diva muzikës pop Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në vendin e saj të lindjes Kosovë. Në lidhje me këtë ajo është shprehur se:
Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë.
Në intervistën për The Sun ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri. Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendlindjen e saj ka shumë zemërim dhe fustrim të panjohur të nëndheshëm tek të rinjtë të cilën shohim në historinë e Kosovës.
Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit. Përfshirja e Rita Orës në realizimin e dokumentarit mund të jetë edhe një nisje konkurence të shëndetshme brenda familjes pasi edhe bashkëshorti i saj Taika Waititi është regjizor filmash.
Rikujtojmë gjithashtu se Rita është nderuar nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, me “Çelësin e Qytetit” gjatë ditëve kur ndodhej në Kosovë. Teksa postoi fotot, Përparim Rama kishte shkruar se Rita Ora na përfaqëson denjësisht në botë. Nga ana tjetër, këngëtarja i ka dhuruar kryebashkiakut të Prishtinës albumin e saj.
Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë.
Ora mbërriti në Prishtinë në 26 nëntor, për të festuar në atdhe 33-vjetorin e lindjen. Ajo shoqërohej nga babai i saj Besnik Sahatçiu dhe nga bashkëshorti, regjisori Taika Waititi.