Këngëtarja australiane Dannii Minogue na ka zbuluar së fundmi një të pathënë për divën e muzikës pop, Jennifer Lopez. Minogue pretendon se Lopez dikur urdhëroi ridekorimin e të gjithë dhomës së saj të zhveshjes në shfaqjen muzikore britanike “Top of the Pops”. Thuhet se Lopez ka kërkuar që gjithçka të ishte e bardhë, përndryshe ajo do të kishte refuzuar të dilte në skenë.
Minogue tha se:
Isha në ‘Top of the Pops’ dhe më thanë se Jennifer Lopez ishte rrugës, por ajo refuzoi të performonte nëse dhoma e saj në prapaskenë nuk ridekorohej. Më thanë se gjithçka duhej të ishte e bardhë, duke përfshirë edhe divanin. Kërkova të hyja dhe të shihja dhomën pasi ajo nuk ishte aty në atë moment, unë po përgjoja çdo detaj.
Ndërkaq, Lopez është 52-vjeçe dhe duket gjithmonë në formë të shkëlqyer fizike. Jo pa qëllim, shumë pyesin se cili është sekreti i formave trupore të saj. Këngëtarja po kalon një nga periudhat më të mira të jetës dhe kjo shihet edhe nga pamja e saj. Por si e ruan ajo gjendjen e saj fizike? Siç e ka përmendur shumë herë, ajo ndjek një program intensiv ushtrimesh dhe një dietë të ekuilibruar. Trajneri i saj personal, David Kirsch, ka thënë e ajo është shumë e fokusuar dhe shumë e disiplinuar.
Rikujtojmë, se në dokumentarin e saj shumë të përfolur ylli i pop-it ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien me të ëmën, Guadalupe ‘Lupe’ Rodriguez. Gjatë rrëfimit të saj, ajo e përshkruan të ëmën si një person të komplikuar, ndërsa zbulon se e ka dhunuar fizikisht kur ka qenë fëmijë.
Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër.
Ndërkaq, sa i përket jetës sentimentale J.Lo është duke jetuar ditët e saj më të lumtura krah regjisorit të njohur, BEn Affleck.