Sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Lorik Canën. I gjithë fokusi këtë kohë është kthyer tek finalja e Conference League mes skuadrave të Romës dhe Feyenoordit. Kjo finale do të organziohet në stadiumin Air Albania. Për të na dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë super event dhe gjithçka që duhet të dimë rreth tij, Veliaj është shprehur se:
Jam shumë krenar që Lorik Cana, si amabsadori sportiv më i mirë që ne kemi jashtë vendit ishte sot mbajtësi i trofeut edhe Edi po bënte shaka sepse kemi çdoganuar shumë trofe këtë javë. Ndërsa e vetmja gjë ishte se nuk kishte një kod doganor si për Kupën e Botës po ashtu edhe për atë të Conference League.
Kryetari i Bashkisë ka shtuar gjithashtu:
Për vendin tonë hapet një mundësi e re, ata që sot kanë ardhur si tifozë nesër do të vijnë si turistë. Një mundësi fantastike. Doja të ndaja edhe një mesazh mirënjohje për të gjithë mënyrën sesi është sjellë Tirana. Fakti që njerëzit janë treguar kaq të mirë dhe kaq mikëpritës është për t’u vlerësuar.
Ditën e nesërme Tirana do presë finalen europiane të Conference League, kompeticionit që organizohet nga UEFA, dhe që pritet të sjellë një numër tepër të lartë tifozësh. Sipas parashikimeve në kryeqytet mund të jenë deri në 90 mijë sportdashës pavarësisht se stadiumi ‘Air Albania’ për këtë ndeshje ka një kapcitet prej 19 mijë tifozësh. UEFA Conference League është kompeticioni më i rëndësishëm pas UEFA Champions League.