Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Një dedikim? Stiv sjell projektin “Love” dhe zbulon detaje rreth tij…

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë një prej artistëve më të dashur e të talentuar të tregut, Stivi Ushe. Ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin “Love”, që siç dhe kuptohet i dedikohet dashurisë. Stivi na ka folur më shumë për këtë projekt, por jo vetëm…

Si lindi kënga “Love” dhe a është një dedikim personal?

Dedikim personal nuk është, e kemi kaluar atë fazë. Se i bie që çdo artist me 100 këngë e të jenë 100 dedikime, nuk dalin (qesh). Mendova të ishte një titull i thjeshtë dhe që të mbetet në mendje. I dedikohet pak Gen Z me këtë dashurinë “më do, s’më do”. Jam munduar të mos ta bëj shumë therëse edhe pse dramatike. Mendoj se ia dola atë që desha. Është pëlqyer shumë dhe më kanë dhënë komente të mira.