Harry Styles është fotografuar me një tatuazh të ri që ka ngritur menjëherë dyshimet tek fansat. Ndërsa ishte në një udhëtim me varkë me miqtë në Bolsena të Italisë më 28 korrik, këngëtari u fotografua për herë të parë me një tatuazh në kofshë që duket se lexonte “Olivia”. Dalja e Styles vjen tetë muaj pasi u konfirmua se ai dhe Olivia Wilde u ndanë pas dy vitesh lidhje.
Mediat e huaja kanë kontaktuar përfaqësuesit e yllit të popit për komente rreth tatuazhit të tij dhe nuk kanë marrë ende një përgjigje. Siç shihet në fotot e postuara, Styles u shfaq në varkë me prezantuesin e “Late Late Show”, James Corden dhe gruan e tij Julia Carey, së bashku modelen e “Victoria’s Secret”, Jacquelyn Jablonski dhe partnerin e saj Xander Ritz.
View this post on Instagram
Disa fansa kanë spekuluar në rrjetet sociale për kuptimin e tatuazhit të Styles. Ndërsa shumë besojnë se është një dedikim për Wilde, të tjerë kanë vënë në dukje se mund të jetë gjithashtu një referencë për këngën e vitit 2015 të One Direction “Olivia”. Styles e kishte shkruar këngën me kompozitorët Julian Bunetta dhe John Ryan, por jo me ndonjë nga ish-shokët e tij të grupit.
Olivia, e cila u takua me Styles në vitin 2021 në xhirimet e filmit të saj të vitit 2022 “Don’t Worry Darling”, nuk ka shfaqur kurrë tatuazhe kushtuar partnerëve të saj. Megjithatë, ajo ka emrat e djalit të saj dhe të ish të fejuarit Jason Sudeikis, Otis, 9 vjeç, dhe vajzës Daisy, 6 vjeç, në krahët e saj.
Olivia dhe Styles nuk e kanë komentuar kurrë ndarjen e tyre, të raportuar për herë të parë nëntorin e kaluar, dhe ishin kryesisht privatë për lidhjen e tyre. Por qershorin e kaluar, aktorja tregoi në mënyrë delikate mbështetjen publike për këngëtarin e hitit “Watermelon Sugar” duke i dhënë “like” një video në Instagram të yllit të pop-it duke performuar një interpretim solo të “What Makes You Beautiful” të One Direction, në një nga koncertet e tij “Love on Tour”.