Don Xhoni, një nga reperat më të përfolur të momentit, ku ka spikatur shumë për shkak të ‘freestyle-ve’ të tij. Këngët e tij bëhen gjithmonë hite dhe ka arritur të fitojë zemrat e shumë ndjekësve vetëm për pak kohë. Shumë prej teksteve të djaloshit nga Drenica kanë qënë shumë të veçanta dhe origjinale, ku disa prej frazave janë bërë trend.
Ditën e sotme reperi ka marrë një surprizë shumë të veçantë dhe të bukur. Me anë të një postimi në Instastory, Don Xhoni na ka treguar se një nga mbështetësit e tij që gjithashtu është edhe shoku i tij, me të cilin ka dhe një marrëdhënie vëllazërore, ka bërë një tatuazh duke “gdhendur” përjetësisht në trupin e tij “Don Xhon”.
Por nuk është hera e parë që Don Xhoni merr një dhuratë të tillë, pasi një tjetër ndjekës më parë i ka dedikuar një tatuazh të tillë reperit, duke shkruar emrin e tij në trup. Duhet të kujtojmë se një tjetër person më parë në jetën e djaloshit nga Drenica ka bërë një gjest të tillë ndaj tij. Rreth një vit më parë, ish e dashura e reperit, Ariana Lirey për të shprehur simpatinë dhe pëlqimin ndaj Don Xhonit, bëri tatuazh fytyrën e tij në parakrahun e saj, duke u shprehur se ishte një veprim në vend të mijëra fjalëve boshe.