Françeska Murati, së bashku me Dea Vierin, ishte e ftuar në studion e “Wake Up” pas daljes së saj javën e shkuar nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. Çfarë ka për të thënë Françeska për mbështetjen që i ka dhënë publiku?
E vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Njerëzit në rrugë më ndalojnë dhe më thonë të njëjtën gjë, është shokuese, një ndjesi shumë e mirë. Dhe më vjen pak keq, doja të vazhdoja gallatat e mia brenda.
Ajo ndau dhe një sekret:
Kishim organizuar të bënim një dasmë mbas prime, do të bënim sikur Egla ishte nusja dhe Juli dhëndri si shaka. Por si duket u hodh si ide mbasi dola.
Ajo u pyet për gjendjen emocionale të 5 banorëve të mbetur në “Big Brother VIP 3”.
Ishin shumë, shumë të lodhur, të rënduar. Ishte një moment kur po shihja Eglën në sy, ishte e përlotur, i thashë ‘edhe pak, edhe pak’. Kur je kaq afër fundit, duket sikur nuk do të vijë kurrë. Por, edhe pak.
Françeska ka qenë një nga lojtaret më të forta dhe shton diçka për rrugëtimin e saj:
Ka qenë luftë, një lloj formati i atillë ku ‘situata ime të kalojë më sipër situatës tënde’. Nëse ti ke një situatë më të fortë, pra një situatë që u vu në pah dhe të vuri ty në dukje, unë duhet të bëj një situatë më të fortë mbi tënden, është radha ime tani. Shumë situata të atilla ishin të ekzagjeruara, ishte e çuditshme. Ata pastaj hanin bashkë, bënin sikur gjithçka ishte normale. Publikut si duket nuk i ka pëlqyer.