Celebrities Showbiz

Një dashuri në “Big Brother”?! Ronela Hajati flet ‘pa doreza’: “Më kanë ngacmuar 80% e showbizit!”

Këngëtarja e dashur për publikun, Ronela Hajati, ka treguar për “Pushime on Top” se në fillimet e karrierës së saj, ku nisi edhe koncertet, e ka ngacmuar 80% e showbizit dhe për të ka qenë shumë normale. Gjatë intervistës me moderatorin e njohur, Eni Shehu, këngëtarja nuk ka ngurruar që të tregojë se ka pasur lidhje me personazhe të njohur të ekranit, apo edhe flirtime. Sa i përket jetës së saj në këto momente, Ronela shprehet se nuk ka asnjë lloj interesi tek asnjë artist dhe se dëshiron shumë të bjerë në dashur, por e ka të vështirë edhe për shkak të moshës.

Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…

Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po, më ka ndodhur.

Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.

Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.

Eni Shehu: Ndonjë lidhje në “Big Brother” do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?

Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur s’nuk shumë, kupton.