Botë e Çuditshme Love & Sex

Një çift martohet nën ujë në Detin e Kuq, ndodh për herë të parë në Arabinë Saudite!

Çiftet moderne po kërkojnë gjithnjë e më shumë destinacione unike për të festuar ditë e tyre të veçantë. Trendi i fundit? Dasmë nën ujë. Në një ceremoni të tillë, Hassan Abu Al-Ola dhe Yasmine Daftardar vulosën dashurinë e tyre mes shkëmbinjve koralorë mahnitës dhe jetës detare të Detit të Kuq, jashtë Jeddah.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RIYADHCONNECT (@riyadhconnect)

Ngjarja, një nga të parat e këtij lloji, u ndoq nga një grup i vogël zhytësish dhe u organizua nga grupi lokal i zhytjes, Saudi Divers, i udhëhequr nga kapiteni Faisal Flemban. Çifti janë zhytës të zjarrtë dhe kjo është arsyeja pse ata zgjodhën një mjedis të jashtëzakonshëm për të filluar jetën e tyre së bashku. “Ishte vërtet një surprizë. Pasi u përgatitëm, kapiteni Faisal dhe ekipi na thanë se kishin planifikuar të festonin dasmën tonë pikërisht atje nën det. Ishte një përvojë e bukur dhe e paharrueshme”-tha Hassan Abu Ola në një intervistë.