Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.
E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë. Teksa ka ndarë me ndjekësit një ‘video’ ku shfaqet me një buqetët të madhe trëndafilash në dorë, krahas ajo nuk ka dhënë asnjë koment duke lënë vend për spekulime.
Siç dihet tanimë bukuroshja është një dashamirëse e katërputroshave pasi herë pas here ndan në rrjete sociale foto të tyre, por së fundmi një fatkeqësi shumë e madhe i ka ndodhur Morenës, që besojmë kushdo që ka një kafshë shtëpiake e kupton. Këngëtares i ka ngordhur qeni i saj që prej disa vitesh ka qenë me bukuroshen dhe postimet me dedikime per ‘vogëlushin’ e saj të ndjerë janë tejet prekëse.
Prej muajsh, bukuroshja është dyshuar se mund të jetë në një lidhje dashurie dhe kjo nisur nga postimet e saj që dukeshin shumë si dedikime në rrjete sociale. Mirëpo, më i fundit, i postuar disa ditë më parë nga Morena na bën të mendojmë se gjërat në këtë pjesë nuk po shkojnë dhe aq mirë.