Studiuesit në Universitetin e Harvardit kanë zhvilluar një bateri të re në ‘gjendje të ngurtë’ që mund të rimbushet për 10 minuta. Bateritë metalike të litiumit që u zhvilluan në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara në Harvard John A. Paulson (SEAS) gjithashtu mund të karikohen dhe shkarkohen të paktën 6000 herë më shumë se çdo qelizë tjetër baterie.
Hulumtimi i publikuar në “Nature Materials” përshkruan një mënyrë të re për të bërë bateri në gjendje të ngurtë me një anodë metalike litium. “Bateritë me anodë metalike të litiumit konsiderohen si zbulimi i madh i baterive, sepse ato kanë dhjetë herë kapacitetin e anodës komerciale të grafitit dhe mund të rrisin në mënyrë drastike rrezen e vozitjes të automjeteve elektrike”,-tha Xin Li, profesor i asociuar i Shkencës së Materialeve në SEAS.
Hulumtimi ynë është një hap i rëndësishëm drejt baterive më praktike në gjendje të ngurtë për aplikime industriale dhe komerciale.
Rikujtojmë, se Honda po parashikon një epokë të re për makinat me hidrogjen. Honda beson se hidrogjeni ka për të luajtur një rol të rëndësishëm si karburant në të ardhmen e makinave, menjëherë pas fillimit të epokës së makinave me bateri. Honda, së bashku me Toyota-n dhe Hyundai-n, prej kohësh kanë qenë përkrahës të makinave që funksionojnë me hidrogjen (FCEV).