Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.
Pak javë kanë kaluar nga bashkëpunimi me Yll Limanin. ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.
E duket se këtë sezon veror, bukuroshja ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Kështu duket të jetë dhe dueti i radhës, i cili do të jetë me producentin Elgit Doda, që ‘mban fronin’ për të tilla këngë. Këtë e kanë paralajmëruar vetë artistët me anë të një postimi në Instagram, ku kanë zbuluar dhe titullin e këngës, ‘Si mua je ti!’
Dafina Zeqiri ka realizuar së fundmi një intervistë ndryshe me gazetarin Berat Buzhala. Këtë periudhë këngëtarja është përfolur shumë për jetën e saj personale, ndarjen nga Dj Geek. Në këtë intervistë ajo u shpreh se sipas saj ajo prandaj lidhet dhe krijon diçka që të ketë një copëz private nga e gjithë jeta e saj e ekspozuar. Madje Dafina shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë e vështirë të njohësh dikë, pasi fjalët përhapen shpejt.
Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina.