Komediani i njohur Nick Cannon pranoi se ndihet fajtor për shkak se nuk mund të kalojë mjaftueshëm kohë me fëmijët e tij. Prezantuesi i “Masked Singer” aktualisht ka 12 fëmijë dhe po lufton të balancojë karrierën e tij. Gjatë një episodi të ” The Checkup with Dr. David Agus ” të Paramount+ Nick tha:
Duke qenë baba i shumë fëmijëve, faji më i madh është gjithmonë për mua që nuk kaloj mjaftueshëm kohë me të gjithë fëmijët e mi për shkak se jam duke punuar vazhdimisht.
42 vjeçari ka binjakët 11-vjeçarë Moroccan dhe Monroe me ish-bashkëshorten Mariah Carey. Ai ka gjithashtu tre fëmijë me Brittany Bell, djemtë binjakë 18 muajsh Zion dhe Zillion dhe vajzën Beautiful Zeppelin me Abby De La Rosa. Cannon ka një djalë 5 muajsh Legendary Love me Brie Tiesi dhe një vajzë 3 muajshe Onyx Ice me LaNisha Cole.
Prezantuesi ka thënë së fundmi se nuk po planifikon të ketë më fëmijë pasi është “mirë” me situatën e tij aktuale familjare. Ndërsa Alyssa Scott, nëna e djalit të tij të ndjerë Zen, i cili ndërroi jetë nga tumori në tru kur ishte pesë muajsh dhjetorin e kaluar, është shtatzënë sërish, por ai nuk e ka “idenë” se kur do të ketë më shumë pasardhës pas kësaj dhe tha se është “mirë” me situatën e tij aktuale familjare ashtu siç është.