Bota

Një asteroid rreth Tokës më pranë se Hëna, NASA konfirmon ngjarjen e pazakontë!

Një asteroid i madh, gati dyfishi i madhësisë së Empire State Building në Nju Jork do të fluturojë mbi Tokë.

Agjencia Hapësinore Amerikane NASA njoftoi përmes Laboratorit të saj Jet Propulsion se ky asteroid do të fluturojë mbi Tokë të enjten e ardhshme me 16 shtator 2021.

I njohur si RJ53 i vitit 2010, asteroidi me diametër afërsisht 774 metra do të jetë ndër të rrallët asteroidë që kalojnë më pranë Tokës edhe se Hëna.

Asteroidi do të kalojë afërsisht 366,000 kilometra larg planetit, që do të thotë se do të jetë më afër tokës sesa Hëna, njoftoi NASA, citon noa.al.

NASA tha se “sidoqoftë, nuk ka shumë gjasa që 2010 RJ53 të ndikojë në Tokë.”

Studiuesit dhe astronomët në të gjithë botën, përfshirë NASA -n, monitorojnë asteroidet që vërtiten në hapësirë dhe llogaritin trajektoren e tyre.

Kjo bëhet për të parë nëse ato paraqesin ndonjë kërcënim.

Disa kohë më parë NASA e kishte shpallur planetin Tokë si të parrezikuar nga goditja e asteroidëve për 100 vitet në vazhdim.