Sopranoja e madhe e shekullit të 20-të Maria Callas do të interpretohet nga ikona e kinematografisë Angelina Jolie,. Ylli i Hollivudit luan në filmin e ri të regjisorit, skenaristit dhe producentit kilian Pablo Laren. Kasti i filmit ndau dy foto të Jolie si Maria Callas. Pablo u shpreh se:
Jam jashtëzakonisht i emocionuar për të filluar prodhimin e “Maria”, e cila shpresoj se do të sjellë jetën dhe veprën e mrekullueshme të Maria Callas për publikun në mbarë botën, falë skenarit të mrekullueshëm të Steven Knight, punës së të gjithë kastit dhe ekipit.
The first two images of Angelina Jolie as famed diva Maria Callas in Pablo Larrain‘s upcoming biopic 'Maria' have been revealed:https://t.co/2XPDlQCvXq
— The Hollywood Reporter (@THR) October 10, 2023
“Maria” shpalos historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së sopranos kryesore dhe fokusohet në ditët e saj të fundit në Paris në vitet 1970. Skenari, i cili përfundoi përpara grevës së WGA, është shkruar nga Steven Knight, krijues i serialit “Peaky Blinders”. Produksioni fillon xhirimet për tetë javë në Paris, Greqi, Budapest dhe Milano.
Raportimet thonë se xhirimet që tashmë kanë nisur do të zgjasin 8 javë. Një pjesë e xhirimeve mësohet se do të zhvillohen në fshatin bregdetar Katakolo në prefekturën e Ilisë në mes të tetorit. Rikujtojmë, se Jolie ka akuzuar së fundmi gjyqtarin që mori përsipër çështjen e kujdestarisë së fëmijës së saj me Brad Pitt, si i korruptuar dhe paragjykues ndaj saj, për të favorizuar ish-bashkëshortin.