Sipërmarrësja, shkrimtarja dhe ylli televiziv, Martha Stewart, është 82-vjeçe dhe kundërshton vazhdimisht pretendimet se duhet të duket dhe të vishet për moshën e saj. Për të veshja tradicionale nuk ekziston dhe për të mosha është vetëm një numër. Martha u bë modelja më e vjetër në kopertinën e Swimsuit Issue të revistës kult Sports Illustrated, ndërsa për xhirimet në Republikën Dominikane kishte veshur gjithsej 9 rroba banje të ndryshme.
Misioni i saj është të tregojë se gratë mund të duken bukur dhe të ndjehen të shkëlqyera në çdo moshë dhe se nuk ekziston një gjë e tillë si ‘të vishesh për moshën tënde’. Në një intervistë ajo u shpreh se:
Unë nuk mendoj për moshën. Mendoj se njerëzit bëhen më të mirë në vitet e tyre më të vjetra dhe i mbështes secilin prej tyre. Unë vishem njësoj që nga mosha 17 vjeçare. Nëse shikoni fotografitë e mia në Instagram, dukem njësoj.
Martha u bë e famshme në vitet 80-të, kur filloi të shkruante libra gatimi dhe të shfaqej në televizion. Që atëherë, ka shkruar 99 libra, ka drejtuar shfaqje të shumta gatimi, ka lançuar revistën e saj të stilit të jetesës dhe linjat e veshjeve dhe produkteve shtëpiake.
Në vitin 2004, u dënua se kishte gënjyer qeverinë për shitjen e aksioneve. Ajo ka vuajtur pesë muaj burg. Një vit më parë u ndezën thashethemet se sipërmarrësja e njohur kishte nisur një romancë me komedianin e njohur, Pete Davidson. Por, Martha i hodhi poshtë këto thashetheme duke pohuar se ajo nuk është aspak në një romancë me Davidson.