Aktori i njohur Tom Cruise dukej mahnitës teksa u shfaq së fundmi në plazh dhe tregoi fizikun e tij që realisht të lë pa mend. 61-vjeçari duket se i dhuroi një shfaqje vendasve ndërsa bënte një zhytje në det 38 vjet pas skenës së tij ikonike të volejbollit në plazh si Maverick në “Top Gun”.
Fituesi i çmimit BAFTA kishte veshur një palë tuta të errëta ndërsa ecte në ujërat e Plazhit të Formentorit në Majorkë, së bashku me regjisorin meksikan Alejandro Gonzalez Iñarritu. Më vonë, ai veshi një bluzë gri dhe vendosi një kapelë prej kashte për të hipur në një jaht luksoz me Alejandron.
Tom duket se ka marrë disa pushimeve pas muajve të xhirimeve të “Mission: Impossible 8” në Londër. Prodhiimi kishte ndodhur në studiot Longcross në Surrey si dhe në lokacion në Urën e Westminster dhe pranë Downing Street që nga fillimi i marsit. Pak dihet për atë se çfarë do të ndodhë në sagën e tetë të serisë. Aktualisht, “Mission Impossible 8” ende pa titull është planifikuar të publikohet më 23 maj 2025 pas një vargu shtyrjesh për shkak të pandemisë dhe grevave të SAG-AFTRA vitin e kaluar. Fillimisht ishte menduar të ishte gati për publikim në gusht 2022, para se të shtyhej në nëntor 2022, korrik 2023 dhe tani qershor 2024.
Rikujtojmë se së fundmi Tom Cruise i ka dhënë fund lidhjes me trashëgimtaren ruse Elsina Khayrova, kjo sipas burimeve të afërta. Ylli i “Mission: Impossible”, Cruise nisi një lidhje me Khayrovan në fund të vitit të kaluar. Miqtë e tyre kanë bërë të ditur se 61-vjeçari ka përfunduar romancën me trashëgimtaren ruse 36-vjeçare, por që kanë vendosur të qëndrojnë miq pasi jetojnë edhe afër me njëri-tjetrin.